Presidenti kthehet në Prokurorinë Speciale në ora 13:00

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 12:44
Presidenti kthehet në Prokurorinë Speciale në ora 13:00

Presidenti Hashim Thaçi nga dita e djeshme po qëndron në Hagë të Holandës ku është intervistuar nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara.

Intervistimi i Thaçit do të vazhdojë edhe sot në Prokurorinë Speciale, raportohet se presidenti i Kosovës do ta bëjë një gjë të tillë në ora 13:00.


Gjatë së hënës, Thaçi qëndroi për rreth shtatë orë brenda ambienteve të Dhomave të Specializuara të Hagës, ndërsa pasi doli tha se “ishin bërë vetëm këmbimet e teknikaliteteve midis avokatit dhe prokurorit të Hagës”

(Kosova Sot Online)