Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 13:02
Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Një 64 vjeçar nga Gjilani ka vdekur nga koronavirusi gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një njoftimi në faqen zyrtare të komunës.

Personi me inicialet A.L., 64 vjeçar nga Cernica, ka ndërruar jetë pasi ishte konfirmuar pozitiv nga COVID-19.

“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të A.L. Ngushëllime familjes dhe do t’ju qëndrojmë pranë për ta përballuar. Apeloj qytetarët që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte për ta parandaluar infeksionin me këtë virus. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, brenda katër muajve të përballjes më pandeminë COVID-19, Gjilani ka shënuar 289 raste pozitive, 155 janë shëruar, 128 janë aktive, derisa pesë pacientë kanë ndërruar jetë

(Kosova Sot Online)