Arrestohen dy algjerianë në Barcelonë, dyshohen për planifikim të sulmit terrorist

  • G.G /
  • 14 July 2020 - 13:44
Arrestohen dy algjerianë në Barcelonë, dyshohen për planifikim të sulmit terrorist

Dy alegjerianë janë arrestuar në një operacion kundër terrorizmit në qytetin e dytë më të madh të Spanjës, Barcelonë, të martën në mëngjes, bëri të ditur policia.

Dy burrat nga Algjeria ishin pjesë e një grupi që ishte duke u hetuar nga viti 2017 dhe që ishte duke planifikuar sulme me mjete shpërthyese në Barcelonë, njoftoi policia rajonale përmes një deklarate, duke shtuar se grupi tashmë është shpërbërë plotësisht.

“Hetimi na ka mundësuar t’i identifikojmë zonat ku grupi terrorist kishte planifikuar të vepronte si dhe të përcaktojmë se grupi tashmë kishte filluar të fitonte kapacitete për prodhimin e mjeteve shpërthyese dhe sigurimin e armëve që i nevojiteshin për ta kryer sulmin”, thuhet në deklaratën e policisë.

Aktivitetet e grupeve xhihadiste mbesin prioritet i lartë për policinë në Spanjë pasi militantët e ISIS-it e kishin kryer një sulm në gusht të vitit 2017, duke lënë të vdekur 16 persona, shkruan “Reuters”.

Autoritetet spanjolle i kanë arrestuar 16 xhihadistë të dyshuar nga fillimi i këtij viti deri më 5 korrik, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Brendshme.

(Kosova Sot Online)