306 të infektuar me koronavirus po trajtohen në ShSKUK, 217 me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 15:58
 306 të infektuar me koronavirus po trajtohen në ShSKUK, 217 me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe shtatë spitalet e përgjithshme aktualisht janë të shtrirë 460 pacientë, 306 prej të cilëve janë të infektuar me koronavirus.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë e ditur se 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.

“Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të spitalizuar 460 pacientë. Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19. Për 154 pacientë të tjera priten rezultatet. Prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar”, thuhet në komunikatë.

Në Infektivë janë duke u trajtuar 96 pacientë, në Pulmologji 50 pacientë, nestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë, Spitalin e Prizrenit 31 pacientë, Spitalin e Gjakovës 33 pacientë, Spitalin e Pejës 43 pacientë, Spitalin e Ferizajt 13 pacientë, Spitalin e Gjilanit 17 dhe në Spitalin e Mitrovicës 2 pacientë.

(Kosova Sot Online)