Ekskluzive: Ja ku ndodhen testet e shumë kërkuara për Covid-19 (Foto)

  • G.G /
  • 14 July 2020 - 16:00
Ekskluzive: Ja ku ndodhen testet e shumë kërkuara për Covid-19 (Foto)

Derisa Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke folur për interesimin e madh të qytetarëve që të bëjnë  testet, për të vërtetuar nëse janë të infektuar me virusin Covid- 19, si  veprim preventiv për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të  familjarëve, edhe të rrethit, duke thënë se ende janë në pritje të lejes për testet serologjike që gjenden në terminal doganor e që do të përdoren nga Qendrat e Mjekësisë Familjare, Gazeta “Kosova Sot Online” sjell lajmin ekskluziv për pritjen e arritjen dhe pritjen e tyre që të tërhiqen nga  terminali doganor.

Sasia e tyre është e mjaftueshme sa për fillim prandaj qytetarët e interesuar shumë shpejtë do të kenë mundësi që ta bëjnë testin dhe ta konstatojnë gjendjen e tyre. 

Ndryshe, testet serologjike janë ato teste në bazë të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut.

(Kosova Sot Online)