Fotografia e çuditshme: Koka e zogut që duket edhe si kokë edhi

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 16:12
 Fotografia e çuditshme: Koka e zogut që duket edhe si kokë edhi

Një fotograf e ka bërë një fotografi interesante të një zogu australian, të quajtur kkokaburra, në Uellsin e Ri Jugor. Në pamje të parë, kjo fotografi duket e zakonshme, por më pas aty mund të shihet edhe një ngjashmëri e madhe me kokën e edhit.

Në fillim, fotografi 59-vjeçar, David Hill, mendoi se kishte bërë thjesht një fotografi të zakonshme të zogut, por më pas miku i tij e vërejti një detaj të çuditshëm, por edhe të bukur.

“E kam një mik nga Shtetet e Bashkuara që ma tregoi këtë dhe kur ta shihni, nuk mund ta harroni më. E kam shikuar fotografinë për orë të tëra”, tha fotografi, shkruan “Daily Mail”.

David, që jeton me gruan dhe pesë fëmijët, tha se është shumë i lumtur kur njerëzve u pëlqejnë fotografitë e tij, që nganjëherë përmbajnë pamje të pazakonshme.

“Më pëlqen të bëj fotografi të kafshëve që kanë karakter në fytyrat e tyre dhe kësaj radhe ishin dy kafshë në një”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)