Sonte nuk publikohen rezultatet për rastet e reja me COVID-19, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 16:15
 Sonte nuk publikohen rezultatet për rastet e reja me COVID-19, kjo është arsyeja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga nesër, informacionet për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, do të jepen në ora 15:00.

E për shkak të kalimit të raportimit për publikimin e rezultateve prej raporteve ditore, sonte nuk do të ketë rezultate.

Rezultatet për 400 mostrat që janë duke u testuar sot, do të publikohen nesër në ora 15:00.

“Për shkak të kalimit të raportimit për publikimin e rezultateve prej raporteve ditore në orët e mbrëmjes në raportim ditor në ora 15:00, ju lusim për mirëkuptim dhe durim deri në publikim e rezultateve të testimeve nga IKSHPK, që do të bëhet nesër në ora 15:00!”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)