Përkeqësimi i situatës me koronavirus, këto vende kanë kthyer izolimin

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 16:48
 Përkeqësimi i situatës me koronavirus, këto vende kanë kthyer izolimin

Situata e pandemisë në të gjithë botën javët e fundit është përkeqësuar. Kështu shumë vende janë detyruar të rimbyllin disa rajone.

Afrika e Jugut ka rikthyer një shtetrrethimin përgjatë orëve të natës. Kryeqyteti kolumbian Bogotá, për dy javë do të jetë i izoluar.

Qyteti i dytë më i madh në Australi, Melbourne, javën e kaluar izoloi 5 milionë banorë për gjashtë javë. Victoria, në juglindje të Australisë, mbylli kufijtë me Uellsin e Ri Jugor dhe Australinë e Jugut.

Izraeli gjithashtu ka shtuar masat, pas rritjes së numrit të të infektuarve.

Në Azi, një zonë në Philippines, pritet të izolohet për dy javët e ardhshme. OBSH ka paralajmëruar se fundi i epidemisë është ende shumë larg, dhe nëse situata do të vijojë me numra të tilla, situata do të përkeqësohet ndjeshëm.

“Nëse nuk ndiqen rregullat bazë, kjo pandemi do të shkojë vetëm në një drejtim. Do të përkeqësohet dhe përkeqësohet”, tha drejtori i OBSH-së.

(Kosova Sot Online)