Dita e Kurban Bajramit në fund të korrikut

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 17:28
 Dita e Kurban Bajramit në fund të korrikut

Besimtarët myslimanë më 31 Korrik do të festojnë Kurban Bajramin.

Këtë vit kjo festë do të jetë shumë më ndryshe. Përpos limiteve në Mekë, ky vend që vizitohet për shkak të Qabes dhe jetës e veprës së Profetit Muhamed në Mekë dhe Medine.

Ka pasur pretendime se vizitat familjare gjatë festës së Fitër Bajramit kanë ndikuar në përhapjen e coronavirusit, madje në Kosovë nuk është falur Namazi i Bajramit për shkak të rreizkut nga coronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava i cili ka refuzuar që të mbyllen edhe njëherë objektet fetare (xhamitë) si masë parandaluese kundër COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar për kujdes maksimal. Nuk dihet nësë do të ketë ndonjë verdikt nga Qeveria e Kosovës për masa gjatë festës së Kurban Bajramit, ku qarkullimi është më i madh. 

(Kosova Sot Online)