Kryetari i Odës së Farmacistëve tregon se a ka mjaftueshëm maska në Kosovë

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 21:22
 Kryetari i Odës së Farmacistëve tregon se a ka mjaftueshëm maska në Kosovë

Kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, tregon se është tejkaluar kriza në gjetjen e maskave.

Janë të detyruar ti vendosin masat mbrojtëse.

Madje vendosja e maskave është bërë përditshmëri e secilit që del jashtë shtëpisë.

Krejt kjo si pasojë e rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me COVID 19.

E me rritjen e këtij numri është rritur edhe çmimi i maskave në farmacitë e Kosovës.

Por kjo nuk po shqetëson shumë qytetarët, të cilët shprehen se primar është shëndeti i tyre.

Megjithatë çmimet ishin edhe me të larta në 2-3 muajt e parë të fillimit të pandemisë.

Këtë e thotë kryetari i Odës së Farmacistëve në Kosovë, Arjanit Jakupi.

Por, ani pse nevoja për to është e lartë, në Kosovë ka mjaftueshëm furnizim me maska.

Ndryshe, kushdo që në publik nuk vë maskën mund gjobitet nga polica, krejt kjo pas masave të reja anti covid të vendosura nga qeveria.

(Kosova Sot Online)