Sadiku: Përdorimi i maskës është vepër patriotike

  • A.P /
  • 15 korrik 2020 - 07:36
Sadiku: Përdorimi i maskës është vepër patriotike

Infektologu, Izet Sadiku, ka deklaruar se kapacitetet e Klinikës Infektive në Prishtinë vazhdojnë të jenë të stërmbushura.

Ai bëri apel tek qytetarët që të mbajnë maska, sepse siç u shpreh, kjo është një vepër patriotike dhe më e madhja që mund të bëjmë për shtetin tonë në ballafaqimin me pandeminë.

“Kemi rreth 100 pacientë që janë të hospitalizuar në klinikën tonë, të cilët rreth 60 për qind e tyre janë me oksigjenoterapi dhe gjashtë paciente vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë dhe në mjekim intensiv”.

“Një pjesë e madhe e tyre kanë sëmundje shoqëruese, por ka pasur edhe mosha të reja që s’kanë pasur sëmundje shoqëruese që i ka shkaktuar probleme koronavirusi. Kështu duhet të dihet se ky virus shkakton shqetësime shëndetësore edhe tek ata”.

“Efektet e masave të reja do të shihen 10 ditë deri në dy javë. Përveç kësaj, qeveria duhet të angazhohet në mënyrë rigoroze për zbatimin e tyre, sepse e kundërta e kësaj ka rezultuar në rritjen e numrit të të infektuarve”.

“Përdorimi i maskës është një vepër patriotike dhe tek qytetarët apeloj që t’i përdorin ato, ta mbajnë distancën dhe higjienën dhe kjo është vepra më e madhe që mund të bëjmë për shtetin tonë në ballafaqimin me pandeminë”.

Ndërkaq, në lidhje me shtimin e stafit mjekësor në këtë klinikë, Sadiku deklaroi se “kjo do të jetë një ndihmesë e madhe dhe ky staf i ri do të jetë përforcim i domosdoshëm.

“Kjo masë është për të filluar përgatitjet për ballafaqim të vazhdueshëm me Covid-19 dhe se duhet të mësohemi të jetojmë më të edhe për një kohë”.

(Kosova Sot Online)