Kufizimet e koronavirusit po i kurthojnë refugjatët në dhunë dhe përndjekje

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 09:14
Kufizimet e koronavirusit po i kurthojnë refugjatët në dhunë dhe përndjekje

Komiteti Ndërkombëtar për Shpëtim ka paralajmëruar përmes një raporti se kufizimet globale kundër përhapjes së pandemisë po ua pamundësojnë njerëzve ikjen nga dhuna ose po i detyrojnë ata që të marrin rrugë të rrezikshme.

Ashpërsimi i kontrolleve kufitare dhe kufizimet e lëvizjes i kanë lënë mijëra njerëz të bllokuar ose i kanë detyruar të kthehen në vende dhe kushte të tmerrshme, ku ka kriza të vazhdueshme humanitare, thuhet në raport.

“Në El Salvador, Honduras dhe Guatemalë, kufijtë janë të mbyllur plotësisht. Shumë njerëz që duan të ikin nga dhuna janë të bllokuar në disa nga vendet me shkallën më të lartë të dhunës urbane dhe të bandave në botë”, thekson raporti.

Sipas këtij raporti, dhuna e bazuar në gjini është rritur për më shumë se 60 për qind në disa shtete të Amerikës Latine, shkruan “CNN".

Në Malajzi, 20 deri 50 refugjatë të komunitetit Rohingya kanë vdekur nga uria përderisa ishin bllokuar në det, kur ishin kthyer nga zyrtarët e porteve dhe kufijve të mbyllur.

Në raport gjithashtu thuhet se 21,000 imigrantë janë bllokuar në Afrikë, ndërsa 1,500 imigrantë janë të karantinuar.

(Kosova Sot Online)