Katër muaj nga rastet e para të COVID-19, Kosova me vetëm 1.61 për qind të testimit të popullsisë

  • A.P /
  • 15 korrik 2020 - 09:50
Katër muaj nga rastet e para të COVID-19, Kosova me vetëm 1.61 për qind të testimit të popullsisë

Më 13 mars 2020, u konfirmuan rastet e para me COVID-19 në Republikën e Kosovës, ndërkaq, që prej atëherë numri i të testuarve është 28,640 persona apo vetëm 1.61 për qind të popullsisë së përgjithshme prej 1.78 milion banorë.

Nga ky testim janë diagnostifikuar 5,118 raste të infektimit, prej tyre 2,370 janë shëruar.

51.58 për qind e rasteve të konfirmuara janë aktive, kurse Shkalla e Vdekshmërisë së Rasteve (CFR) është 2.11 për qind apo 108 vdekje.

Më shumë teste, brenda kësaj periudhe, janë bërë më 12 korrik apo 493 copë ku dhe është paraqitur numri më i madh i të infektuarve prej 216. Numri më i madh i të shëruarave është më 3 korrik, 117 të shëruar, kurse i të vdekurve më 5 korrik, 9 të vdekur.


(Kosova Sot Online)