Prishtinë: I infektuari me COVID-19, del në rrugë – e rrahin ca persona e bëjnë për spital

  • A.P /
  • 15 korrik 2020 - 10:10
Prishtinë: I infektuari me COVID-19, del në rrugë – e rrahin ca persona e bëjnë për spital

Një i infektuar me virusin COVID-19, ka dalë rrugëve të Prishtinës pasditen e së martës. I dyshuari është arrestuar nga policia.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet.

I dyshuari nuk iu është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim, dhe ka dalë në rrugë.

Ai është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në rrugë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar lënda.

(Kosova Sot Online)