Tentim vrasje në Pejë, një person theret me thikë

  • A.P /
  • 15 korrik 2020 - 10:14
Tentim vrasje në Pejë, një person theret me thikë

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka therur me thikë një tjetër

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pejë, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka therë me thike viktimën mashkull kosovar”, bëhet e ditur në raport.

Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)