Pamjet që të copëtojnë shpirtin: Fëmijët i dërgojnë një letër për ditëlindje nënës që po lufton me COVID-19 tek Infektivi

  • G.G /
  • 15 July 2020 - 11:36
Pamjet që të copëtojnë shpirtin: Fëmijët i dërgojnë një letër për ditëlindje nënës që po lufton me COVID-19 tek Infektivi

Pamje të trishta na vijnë sot nga spitali i Infektivit, aty ku dhjetëra pacientë po luftojnë me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Në foton që është publikuar sot nga spitali COVID1 shfaqet një nënë e intubuar e cila së fundi ka pasur ditëlindjen.

Ajo ndodhet në terapi intensive dhe nën kujdesin e mjekëve.

E ndërsa shtrihet në shtrat, një letër i qëndron sipër trupit me urimin nga fëmijët e saj. Të afërmit i kanë dërguar edhe një buqetë me lule dhe një letër në të cilën shkruajnë:

“Edhe 100 vjeç, nga motra dhe fëmijët. E shtrenjta jonë!”

Pranë i qëndron një infermiere ose mjeke e mbështetur në karrgien e saj me sytë nga pacientja.

Imazhe të tilla të ndjeshme le të shërbejnë si një mesazh për të gjithë ata që mendojnë ende se virusi nuk ekziston dhe është thjesht një gënjeshtër.

(Kosova Sot Online)