37 raste të reja me Covid-19 brenda ditës në Veri

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 12:18
37 raste të reja me Covid-19 brenda ditës në Veri

Janë regjistruar edhe 37 raste të reja me koronavirusin në veri të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur epidemiologu serb, Aleksandar Antonijeviq.

Ai njoftoi se nga 68 personat e testuar dje, 37 rezultuan pozitivë me COVID-19.

“Në këtë valë të dytë, ne kemi gjashtë të kuruar dhe katër të vdekur”, tha Antonijeviqi.

Në Qendrën Shëndetësore në veri të Mitrovicës janë shtruar 75 persona të infektuar me COVID-19, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)