Nga e premtja bëhet spital për COVID-19, por një pjesë e personelit në Vushtrri e kundërshton vendimin

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 14:44
Nga e premtja bëhet spital për COVID-19, por një pjesë e personelit në Vushtrri e kundërshton vendimin

Nga e premtja Spitali i Vushtrrisë ‘Sheikh Zayed’ pritet që të shëndrrohet në ‘Spital Covid’. Ky spital pritet që të jetë i shfrytëzueshëm vetëm për pacientët e konfirmuar me Covid-19. Të gjithë pacientët e tjerë me sëmundje tjera do të trajtohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare si dhe në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Por, me një vendim të tillë nuk po pajtohen disa nga punonjësit shëndetësor të këtij spitali. Thonë se nuk kanë kapacitete e as staf mjekësor për ta përballuar fluksin e pacientëve të prekur me Covid-19. Por drejtori i spitalit, Mursel Pllana, thotë se në ndihmë do iu shkojnë mjekë nga Mitrovica.

“Është vendim i SHSKUK-së. Kjo po bëhet në bazë të strategjisë kombëtare për parandalimin e Covid-19. Ky ëshhtë një vendim i cili është marrë nga lart dhe si i tillë duhet ta respektojmë. Në spitalin tonë do të punojë vetëm Emërgjenca për pacientët emergjent. Të tjerët do të trajtohen në QKMF e në Spitaline  Mitrovicës”, sqaron drejtori Pllana.

E Spitali i Vushtrrisë i ka 63 shteretër në disposicion për pacientët e prekur me Covid-19.

Megjithëkëtë, stafi shëndetësor po e kundërshtojnë një ide të tillë.

“Kundër idesë që ad-hok te vendoset per nje vendim te tillë nga qeveria, spitali i qytetit te Vushtrrise me lokacion është në qendër të qytetit dhe në të njejtin oborr gjendet edhe mjekësia familjare, kapacitetet e spitalit janë modeste per nje rajon te madh, dhe jo me u shëndërru ne qender per covid pa infektolog edhe pa institut te mikrobiologjise, pa kujdestari te diagnostikes”, sqaron njëri nga punonjësit e spitalit.

“Kish me qenë ide më e mire qe nje shenderrim te tille ti behet spitalit te Mitrovices, edhe pozita lokacioni poashtu kapacitetet e kuadrit te infektives , kujdestarise te diagnostikes si dhe dhe afersia me institutin e IKSHPK-se qe jan shume afer kish mi permbush me mire si qender referente rajonale. Do te ishte mire ti kursejme racionalisht objektet poashtu edhe stafin shendetesore e jo me ide te tilla qe nuk perkojne me frymen profesionale as strategjike”, thuhet tutje në reagimin e njërit nga punonjësit e spitalit të Vushtrrisë.

Por, në adresë sot gjatë ditës janë ankuar edhe disa prej punonjëve të tjerë të spitalit për këtë cështje.

“Nuk kemi kapacitete për një gjë të tillë e as staf mjekësor. Nuk kemi madje as pajisje të duhura”, shprehin shqteësimet e tyre edhe dy prej punonjëve të këtij spitali.

Por, megjithëkëtë, Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës Valbon Krasniqi, ka njoftuar se janë duke u zgjeruar kapacitetet spitalore për pranimin e pacientëve me Covid-19.

Ai shtoi se së shpejti Spitali i Vushtrrisë do të bëhet “Spital Covid”.

“Në Komitetin për Menaxhimin e Covid-19, në konsultim me kryeministrin së shpejti edhe Spitali i Vushtrrisë do të bëhet komplet Spital Covid, ku do të pranohen pacientët e prekur me Covid. Pacientët e komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë që janë të prekur, trajtimin do ta marrin në Vushtrri, dhe ata që nuk kanë koronavirus shërbimet e tjera dhe trajtimet e tjera do t’i marrin në Mitrovicë”.

Megjithëkëtë, të gjitha Spitalet rajonale në vend janë duke pranuar pacientrë të infektuar em Covid-19. Por në to trajtohen edhe pacientë me sëmundje të tjera..

(Kosova Sot Online)