Japonia akuzon Kinën për shpërndarje të dezinformatave gjatë pandemisë së coronavirusit

  • E.K /
  • 15 July 2020 - 17:14
Japonia akuzon Kinën për shpërndarje të dezinformatave gjatë pandemisë së coronavirusit

Japonia ka akuzuar së fundmi Kinën për shpërndarje të dezinformatave gjatë pandemisë së coronavirusit, njoftojnë autoritetet japoneze.

Sipas mediave të huaja, informacioni i cili dyshohet të jetë shpërndarë nga Kina, pretendon se virusi ishte sjellë në Kinë nga një anëtar ushtarak amerikan dhe se disa ilaçe kineze mund të trajtojnë sëmundjen e COVID-19.

Bëhet e ditur se lajmi u konfirmua të martën, nga qeveria e kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Ndërkohë, virologu Yan Li-Meng, i cili u detyrua të arratisej në Hong Kong, ka thënë Pekini kishte njohuri për coronavirusin, shumë kohë përpara se të konfirmohej rasti i parë.

Kujtojmë se që nga shpërthimi i epidemisë së coronavirusit, rreth 13 milionë njerëz janë infektuar, kurse 579 mijë persona kanë ndërruar jetë globalisht.

(Kosova Sot Online)