Italia mbyll kufijtë për shtetasit e Kosovës, Serbisë e Malit të Zi

  • S.A /
  • 16 July 2020 - 12:53
Italia mbyll kufijtë për shtetasit e Kosovës, Serbisë e Malit të Zi

Italia ka mbyllur kufijtë për shtetasit e Kosovës, Serbisë dhe Malit të Si. Ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, ka firmosur sot urdhrin që të futen Kosova, Serbia e Mali i Zi si vende me rrezik nga pandemia COVID-19.

Madje kush ka qenë në këto vende gjatë 14 ditëve të fundit do të ndalohet të hyjë dhe të kalojë edhe transit.

“Ne kemi shtuar Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në listën e shteteve me rrezik. Ata që kanë qenë atje në 14 ditët e fundit e kanë të ndaluar futjen dhe kalimin nëpërmjet Italisë. Në botë, epidemia është në fazën më të rëndë. Kërkohet kujdes maksimal për të mbrojtur përparimin e bërë deri më tash”, ka shkruar Roberto Speranza në “Twitter”.

(Kosova Sot Online )