Horror/ Trupi i biznesmenit gjendet pa kokë në apartamentin luksoz, pranë tij ishte një sharrë elektrike

  • G.G /
  • 16 korrik 2020 - 13:46
Horror/ Trupi i biznesmenit gjendet pa kokë në apartamentin luksoz, pranë tij ishte një sharrë elektrike

Trupi i copëtuar i një sipërmarrësi 33-vjeçar është gjetur brenda apartamentit të tij luksoz në Manhattan. Pranë trupit të tij u zbulua edhe një sharrë elektrike.

Viktima është identifikuar si Fahim Saleh dhe apartamenti i tij luksoz ndodhej në katin e shtatë të Lower East Side.

Nuk ka ende asnjë të arrestuar për vrasjen e Saleh. Policia u njoftua nga një i afërm i 33-vjeçarit, që pasi shkoi të kontrollonte Saleh bëri zbulimin tronditës.

Kur shkuan në vendngjarje policët gjetën trupin e tij veç ndërsa në një çantë u zbuluan koka dhe krahët.

Ndërsa në dhomën e ndjenjës ishte një sharrë elektrike.

Hetuesit morën kamerat e sigurisë ku shihej sipërmarrësi që po dilte nga ashensori dhe më pas shkon drejt apartamentit të tij.

Ai ndiqet nga një person i veshur tërësisht me të zeza dhe që mban një maskë në fytyrë.

Në pamje shihet një përleshje mes tyre në hyrje të apartamentit, sipas zyrtarëve të policisë.

Policia beson se kur i afërmi i Saleh shkoi në shtëpinë e tij, vrasësi u detyrua të largohej nga një dalje e dytë.

(Kosova Sot Online)