Vdes në moshën 30 vjeçare Avdull Ferati i cili humbi betejën me sëmundjen

  • A.P /
  • 16 July 2020 - 13:47
Vdes në moshën 30 vjeçare  Avdull Ferati i cili humbi betejën me sëmundjen

30 vjeçari nga fshati Bare e Shalës së Bajgorës ka vdekur pas disa vitesh vuajtje nga sëmundja.

Një familjar i Avdull Feratit, ka njoftuar se ai humbi betejën me sëmundjen pas shumë vitesh luftë.

Sipas familjarit, varrimi i tij do të bëhet sot në fshatin e lindjes.

Duhet theksuar se për Avdullin ishte organizuar një fushatë për ta ndihmuar, që nga viti 2014.

Ndryshe, sipas familjarëve, ai kishte pasur probleme shëndetësore që nga viti 2013, dhe për gjithë këto kohë ka provuar të shërohet.

(Kosova Sot Online)