132 raste të reja me koronavirus, janë kryer 486 analiza

  • A.P /
  • 16 korrik 2020 - 15:07
132 raste të reja me koronavirus, janë kryer 486 analiza

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 132 raste të reja me koronavirus prej 486 mostrave sa janë testua. Përveç për rastet e reja, IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 83 pacientëve.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.

Me këtë shifër, numri total i rasteve të konfirmuara në gjithë vendin nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5 mijë e 369, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(Kosova Sot Online)