Komisioneri për Zgjerim e pret me pogaçe tradicionale serbe Vuçiqin në zyrat e BE’së

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 16:28
 Komisioneri për Zgjerim e pret me pogaçe tradicionale serbe Vuçiqin në zyrat e BE’së

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka arritur në Bruksel ku për herë të parë fizikisht do të takohet me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Por, para takimit ai u prit nga komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheji, në një mënyrë të veçantë – me pogaçe serbe.

I pari i serbëve këtë mikpritje në qytetin administrativ të Europës e publikoi edhe në Instagram.

“Mirëseardhje me bukë serbe në misionin serb në Bruksel”.

Takimi Hoti-Vuçiq është paralajmëruar do të fillojë në orën 16:00.

(Kosova Sot Online)