Aksidentohen dy vetura në afërsi të Aeroportit të Prishtinës

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 17:04
 Aksidentohen dy vetura në afërsi të Aeroportit të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në fshatin Vragoli, në ora 16:05, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi

(Kosova Sot Online)