Takimi Vuçiq – Vahrleyi u zhvillua në zyrat e misionit serb – aty ishte libri që ka në titull fjalët “Kosova dhe Metohia”

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 20:14
 Takimi Vuçiq – Vahrleyi u zhvillua në zyrat e misionit serb – aty ishte libri që ka në titull fjalët “Kosova dhe Metohia”

Takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, dhe Komisionerit për Zgjerim, Oliver Vahrleyi, ka ndodhur në zyrën e misionit serb. Kështu edhe shpjegohet vendosja e një libri, ku në titull ishin fjalët “Kosova dhe Metohija”.

Në takim, Vuciq e priti komisionerin me pogaqe tradicionale serbe.

Presidenti i serbëve këtë mikpritje në qytetin administrativ të Europës e publikoi edhe në Instagram.

“Mirëseardhje me bukë serbe në misionin serb në Bruksel”.

Pas takimit, Vahrleyi postoi në Twitter dhe tregoi cfare u bisedua.

“Diskutim i mirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic në Bruksel sot, për marrëdhëniet BE-Serbi, luftën kundër COVID-19, dhe përgatitjet për Planin Eonomik. Komisioni Europian do ta parashtrojë atë në vjeshtë dhe bashkëpunimin regjional.”, ka shkruar ai.

Por, prania e librit me titull “Trashëgimia e krishterë në Kosovë e Metohi” afër Komisionerit europian për Zgjerim ka nxitur reagime të shumëta përfshirë edhe të MPJ’së së Kosovës.

(Kosova Sot Online)