Aksident i rëndë, ndërron jetë 36-vjeçari

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 21:25
 Aksident i rëndë, ndërron jetë 36-vjeçari

Pasditen e sotme një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në Shkodër pas një aksidenti të rëndë.

Raportohet se rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorcikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit

(Kosova Sot Online)