Lajçak tregon se çfarë u diskutua në takimin Hoti -Vuçiq

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 22:08
 Lajçak tregon se çfarë u diskutua në takimin Hoti -Vuçiq

Sot është mbajtur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndërsa i Emëruari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar për temat që janë diskutuar.

Ai tha që është diskutuar për personat e zhdukur dhe bashkëpunimin ekonimik.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE pas rifillimit. Falënderoj të dy palët që ishin të pranishme në Bruksel dhe angazhimin që treguan. Diskutimet e sotme ishin të fokusuara në dy elemente: E para personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur. Për temën e parë është simbolike si çështje në kontestin e pajtimin dhe është reale për familjarët që jetojnë në paqartësi me dekada”

“Është kuace që të punohet me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të zgjidhen çështjet e mbetura. Çështja tjetër është e rëndësishme për sigurimin e jetesës për të rikthyerit”.

“Tema e dytë ishte bashkëpunimi ekonomik. Është me rëndësi që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik që nënkupton krijim të vende të punës dhe ngritje të standardit jetësorë të qytetarëve të të dyja vendeve”.

(Kosova Sot Online)