Pacienti me COVID-19 paralizohet, koronavirusi i shkakton sëmundjen e rrallë

  • G.G /
  • 17 July 2020 - 14:19
Pacienti me COVID-19 paralizohet, koronavirusi i shkakton sëmundjen e rrallë

Një burrë britanik është paralizuar pasi koronavirusi nxiti një sëmundje të rrallë që bën që trupi të sulmojë vetë nervat.

Ai u dërgua me nxitim në emergjencë pasi hasi vështirësi me lëvizjen e krahëve. Një tampon konfirmoi se ishte i infektuar me Covid-19.

Deri në ditën e tretë në spital, muskujt e tij ishin bërë aq të enjtur sa nuk mundte as të ushqehej.

Testet shfaqën se ai vuante nga sindroma Guillain-Barré, një sëmundje autoimune që ndikon 1500 britanikë në vit.

Sëmundja mund të jetë kërcënuese për jetën.

(Kosova Sot Online)