Haxhi Avdyli s’ka më simptoma të COVID 19, del në bjeshkë

  • E.K /
  • 17 July 2020 - 15:38
 Haxhi Avdyli s’ka më simptoma të COVID 19, del në bjeshkë

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se ka dalë nga shtëpia pas 17 ditësh prej kur po qëndronte në karantinë, pasi që ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Avdyli në Facebook ka shkruar se sot ka dalë në Bjeshkën e Jezercit.

“Pas 17 ditë karantinimi,dhe disa ditë pa simptoma, sot bëra daljen e parë në Bjeshkën e Jezercit për oksigjenuar mushkëritë. Drejt rikthimit të plotë. #mbajdistancë #mbajmaskë”, ka shkruar deputeti i LDK’së.

 

Pas 17 ditë karantinimi,dhe disa ditë pa simptoma, sot bëra daljen e parë në Bjeshkën e Jezercit për oksigjenuar mushkëritë. Drejt rikthimit të plotë. #mbajdistancë #mbajmaskë

Publiée par Haxhi Avdyli sur Vendredi 17 juillet 2020

(Kosova Sot Online)