Hundën jashtë, Merkel i jep leksione kryeministrit bullgar për vendosjen e maskës

  • E.K /
  • 17 July 2020 - 17:10
 Hundën jashtë, Merkel i jep leksione kryeministrit bullgar për vendosjen e maskës

Sot në Bruksel janë mbledhur krerët e 27 shteteve të BE’së, për herë të parë fizikisht që nga fillimi i pandemisë.

Në këtë takim të tyre në Bruksel ka rastisur të jetë edhe ditëlindja e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ka mbushur 66 vjet.

Dhuratat nuk kishin munguar për të. Franca i ka dhuruar një shishe verë, por pa u parë nga askush.

Austria i kishte sjellë Sachertorte me çokolatë vjeneze e krijuar enkas për Princin Matternich.

Më vonë, kryeministri bullgar Boiko Borisov, e kishte ndarë Merkelin në një anë duke i treguar asaj një dhuratë, një kuti prej argjendi, të cilën ishte kujdesur që t’ia shpjegonte në detaje Merkelit.

E në një moment, Merkel është parë duke i dhënë këshilla Borisovit, duke qenë se ky i fundit e kishte vendosur Maskën, por kishte lënë hundën e tij jashtë saj.

(Kosova Sot Online)