Presidenti Thaçi ka arritur në Tiranë

  • E.K /
  • 17 July 2020 - 17:51
Presidenti Thaçi ka arritur në Tiranë

Presidenti, Hashim Thaçi ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Burime të IO bëjnë të ditur se në ora 17:00, Thaçi ka arritur në Tiranë, ndërsa tani është nisur për në Kosovë.

Kujtojmë që dje ka përfunduar intervistimi i Thaçit në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ai ishte intervistuar për katër ditë radhazi, ndërsa ka thënë që lufta e popullit tonë ishte e drejtë.

(Kosova Sot Online)