Turma simpatizantësh po e përcjellin eskortën e Presidentit pas hyrjes në Kosovë

  • 17 July 2020 - 20:36
 Turma simpatizantësh po e përcjellin eskortën e Presidentit pas hyrjes në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë në orët e mbrëmjes. Në pikën kufitare në Morinë ai është pritur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK’së dhe qytetarë të shumë.

Thaçi i cili për katër ditë u intervistua nga Dhomat e Specializuara në Hagë, më parë tha se nesër do tu drejtohet qytetarëve lidhur me intervistimin e tij.

Me të hyrë në kufi ai ka përshëndetur qytetarët, ndërkohë eskorta e tij vazhdon të përcillet nga simpatizantë.

Thaçi u kthye nga Haga ku u intervistua nga Dhomat Speciale.

Muajin e kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

(Kosova Sot Online)