Lladrovci: Thaçi është person me vlera nacionale

  • E.K /
  • 17 July 2020 - 21:32
 Lladrovci: Thaçi është person me vlera nacionale

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me një shkrim në rrjetin social, i ka uruar mirëseardhje presidentit Hashim Thaçi pas intervistave katër ditore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Lladrovci me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Thaçi është personalitet me vlerë nacionale, të cilin e nxori historia pas rrethanave kur na kanosej asgjësimi, pas aksioneve të shtetit të Serbisë që me gjenocid të mbaroj punën e filluar para më shumë se 150 viteve.

”Presidenti ynë, Hashim Thaçi, është personalitet me vlerë nacionale, të cilin e nxori historia pas rrethanave kur na kanosej asgjësimi, pas aksioneve të shtetit të Serbisë që me gjenocid të mbaroj punën e filluar para më shumë se 150 viteve. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, çlirimtarët tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës, janë ajo mburojë e vijë qëndrese nacionale, ai dinjitet yni dhe boshti kurrizor i krenarisë, për të luftuar rrezikun serioz që na kanosej nga gjenocidi”, ka shkruar Lladrovci.

Tutje ai e ka renditur UÇK’në me shumë vlera, pas ushtrisë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, duke theksuar se një popull që mbron veten nga gjenocidi dhe asgjësimi, nuk mund të ketë në gjirin e vet as ide, as ideatorë e as ekzekutues të krimeve. Ata janë tjetërkund, jo në mesin tonë.

Më poshtë postimi i i plotë i Lladrovcit:

 

Mirë se vjen President Thaçi! Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në krye me Komandantin legjendar Adem Jashari, është...

Publiée par Ramiz Lladrovci sur Vendredi 17 juillet 2020

(Kosova Sot Online)