Vdes në moshën 80-vjeçare ikona e të drejtave civile, John Lewis

  • S.A /
  • 18 July 2020 - 08:36
Vdes në moshën 80-vjeçare ikona e të drejtave civile, John Lewis

ohn Lewis, një nga ikonat e lëvizjes për të drejtat civile dhe anëtari i vjetër i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, John Lewis, ka vdekur të premten në moshën 80-vjeçare. Ai në dhjetor kishte njoftuar se vuante nga kanceri i avancuar në pankreas.

“Ai e deshi këtë vend aq shumë, saqë e rrezikoi jetën e vet dhe gjakun e vet që ta bënte ashtu si kishte premtuar. Përgjatë dekadave, ai jo vetëm që gja gjithçka nga vetja për kauzën e lirisë dhe drejtësisë, por frymëzoi gjenerata që u përpoqën ta ndiqnin shembullin e tij”, tha përmes një deklarate ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

Punën e tij e vlerësuan lart përmes një deklarate të përbashkët edhe ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton. “Ne e kemi humbur një gjigant. John Lewis dha gjithçka që pati për ta kthyer premtimin e paplotësuar të Amerikës për barazi dhe drejtësi për të gjithë dhe për të krijuar një vend për ne për të ndërtuar një bashkim më të përsosur së bashku”, thuhet në deklaratë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se Lewis ishte një titan i lëvizjes për të drejtat civile, mirësia, besimi dhe trimëria e së cilit e ka transformuar kombin amerikan, shkruan “Reuters”..

Kryetari i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, tha se Lewis e ka pasur një vend në mesin e gjigantëve të historisë amerikane edhe para se të bëhej anëtar i Kongresit.

(Kosova Sot Online )