Brazili shfuqizon disa kufizime në plazhe

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 10:30
 Brazili shfuqizon disa kufizime në plazhe

Për të parën herë pas disa muajsh, brazilianët mund të luajnë volejboll në plazhet e Rio de Janeiros, pasi autoritetet e qytetit i lejuan lojërat ekipore gjatë ditëve të javës.

Në kuadër të lehtësimit të disa prej masave për frenimin e koronavirusit, janë lejuar edhe ushtrimet individuale dhe aktivitetet në det.

Mirëpo rrezitja vazhdon të jetë e ndaluar, shkaku i frikës së tejmbushjes së plazheve.

Brazili është vendi i dytë më i goditur në botë nga pandemia COVID-19, duke shënuar numrin më të lartë të të vdekurve dhe të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pothuajse 77 mijë persona kanë vdekur në Brazil që nga shfaqja e rasteve të para, ndërsa mbi 2 milionë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me virusin pandemik.

(Kosova Sot Online)