Ishte i prekur nga COVID-19, vdes prokurori nga Gjilani

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 11:14
Ishte i prekur nga COVID-19, vdes prokurori nga Gjilani

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Gjilanit ka vdekur Prokurori i Prokurorisë Themelore, Ismet Ukshini, i cili ishte i infektuar me koronavirus. Përvec COVID-19, Ukshini kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Po, prokurori Ismet Ukshini ka vdekur në orët e para të mëngjesit në spitalin e Gjilanit. Ai ka qenë i konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 ndërsa nga data 6 korrik ka qenë i shtrirë në spital. Ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas mjekëve, ka pasur probleme me mushkëri”, ka thënë Xhemajli.

(Kosova Sot Online)