Arrestohet nga Policia kosovari që transportonte rezultatet e testeve nga Maqedonia

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 11:46
Arrestohet nga Policia kosovari që transportonte rezultatet e testeve nga Maqedonia

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, meqenëse gjatë kontrollimit të veturës së tij, i janë gjetur 20 rezultate të testeve për COVID-19.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari së bashku me “provat e testeve”, i është dorëzuar Policisë për hetim.

“PKK Hani Elezit (EM:752-466) 17.07.2020 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur 20 rezultate të testeve të Covid 19 për qytetarë të ndryshëm të R. Kosovës. I dyshuari së bashku ‘provat e testeve’ i është dorëzuar njësisë përkatëse policore për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)