Ketri i etur i “përgjërohet” djalit për ujë, ia pi tërë shishen

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 11:54
 Ketri i etur i “përgjërohet” djalit për ujë, ia pi tërë shishen

Një ketër shumë i etur për ujë është incizuar duke kërkuar ujë nga një djalë, i cili e mbante në dorë një shishe të vogël.

Ketri vazhdimisht qëndron në dy këmbë dhe me dy këmbët e tjera i drejtohet fëmijës për ujë, ndërsa djali për një moment i largohet, shkruan “Daily Mail”.

Më pas, fëmija dëgjohet duke pyetur: “Si t’i jap ujë këtij?”

Më pas, në video duket se djali ia jep shishen personit që ishte duke incizuar, i cili ia afron atë ketrit. Pa ngurruar, ketri fillon të pijë ujë pa pushuar derisa shishja zbrazet plotësisht.

Pasi i harxhohet uji në shishe, ketri largohet me vrap.

Nuk është e qartë se në cilin vend është bërë videoja ose kur është incizuar ajo, por njerëzit në pamje duket të jenë amerikanë.

(Kosova Sot Online)