Vdes gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës

  • 18 July 2020 - 12:04
 Vdes gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shasivar Hoti, ka vdekur sot.

Lajmin e ka konfirmuar Kryetarja e Gjykatës Themelore, Afërdita Bytyqi.

“Gjyqtari ka qenë në pushim vjetor ndërsa djali i tij më njoftoi se i është përkeqësuar gjendja dhe ka vdekur. Nuk është testuar për COVID-19. Vetëm dje ka pas problem me frymëmarrje dhe e kanë dërguar në spital, ku edhe ka vdekur. Sipas familjarëve nuk ka pas simptoma, tash mbetet të shihet”, ka thënë Bytyqi.

Sot ka vdekur edhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili ishte i infektuar me koronavirus. Përveç COVID-19, Ukshini kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi, Selami Xhemajli.

“Po, prokurori Ismet Ukshini ka vdekur në orët e para të mëngjesit në spitalin e Gjilanit. Ai ka qenë i konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 ndërsa nga data 6 korrik ka qenë i shtrirë në spital. Ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas mjekëve, ka pasur probleme me mushkëri”, ka thënë Xhemajli.

Numri i rasteve të konfirmuara me këtë semundje deri tash ka arritur në 5 mijë e 472, me gjithsej 127 raste të vdekjes të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

(Kosova Sot Online)