Haziri njofton për vdekjen e një 75-vjeçari nga COVID-19, viktima e dytë sot nga ky qytet

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 12:23
 Haziri njofton për vdekjen e një 75-vjeçari nga COVID-19, viktima e dytë sot nga ky qytet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar për vdekjen e një 75-vjecari nga kjo komunë, i cili ishte i prekur me COVID-19.

Haziri i ka shprehur ngushëllime familjes së prokurorit Ismet Ukshini, i cili vdiq mëngjesin e sotëm dhe familjes së 75-vjecarit, i cili kishte shërbyer si taksist.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së #COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen”, ka shkruar Haziri.

I pari i Gjilanit ka apeluar te qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse sepse po përballen me një virus shumë të rrezikshëm.

 

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të...

Publiée par Lutfi Haziri sur Samedi 18 juillet 2020

(Kosova Sot Online)