Mbi 80 foshnja dalin pozitive për koronavirus në një rajon të Teksasit

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 12:47
 Mbi 80 foshnja dalin pozitive për koronavirus në një rajon të Teksasit

Tetëdhjetë e pesë foshnja nën moshën njëvjeçare kanë dalë pozitive në testin për koronavirus në një rajon të Teksasit në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet lokale po bëjnë thirrje që banorët  të jenë më të kujdesshëm për ta parandaluar përhapjen e virusit të ri.

Në rajonin Nueces të Teksasit, numri i rasteve të reja të koronavirusit është rritur shumë këtë muaj pas një rënieje fillestare. Nga koronavirusi janë prekur dhjetëra foshnja dhe zyrtarët lokalë po u bëjnë thirrje njerëzve që të vendosin maska dhe ta respektojnë distancën sociale, shkruan “CNN”.

“Tash për tash kemi 85 foshnja nën moshën njëvjeçare që kanë dalë pozitive për Covid-19”, tha Annette Rodriguez, drejtoreshë e Shëndetit Publik në rajonin Nueces.

“Këto foshnja ende nuk e kanë festuar ditëlindjen e parë. Ju lutemi na ndihmoni për ta ndalur përhapjen e sëmundjes”, shtoi ajo.

Peter Zanoni, zyrtar lokal, tha se rajoni Nueces e ka rritjen më të madhe të rasteve si mesatare për shtatë ditët e fundit sesa secili rajon tjetër metropolitan në Teksas.

Që nga janari, autoritetet amerikane i kanë konfirmuar mbi 3.6 milionë të infektuar me koronavirus, ndërsa rreth 140,000 njerëz kanë vdekur.

(Kosova Sot Online)