“Festa Covid” me 400 persona, banorët e Floridës po jetojnë mes terrorit

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 12:52
 “Festa Covid” me 400 persona, banorët e Floridës po jetojnë mes terrorit

Një sherif në Florida ka deklaruar se anëtarë të bandave po organizojnë festa me rreth 400 persona, me qëllim përhapjen e koronavirusit mes tyre.

Russ Gibson tha se banorët e Osceola po jetojnë mes terrorit dhe që nga marsi policia ka marrë rreth 600 telefonata të njerëzve që ankohen për zhurmë nga festat masive.

Videot e policisë tregojnë dhjetëra makina që bllokojnë një rrugë në fillim të korrikut dhe një numër i madh personash që kërcejnë në mes të rrugës.

“I quajnë “festa Covid” dhe qëllimi është përhapja e virusit mes tyre, nuk e di se për çfarë arsyeje”, thotë Gibson për “Click Orlando”.

Problem tjetër, sipas tij, është se festat i organizojnë anëtarë bandash kriminale: “Anëtarë bandash marrin me qira shtëpi pushimi për të organizuar këto festa masive. Janë njerëz që përbëjnë rrezik për shoqërinë”.