Studimi i fundit : Koronavirusi e ka shkurtuar jetëgjatësinë e britanikëve për gati dy vjet

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 13:44
Studimi i fundit : Koronavirusi e ka shkurtuar jetëgjatësinë e britanikëve për gati dy vjet

Sipas një studimi britanik, koronavirusi e ka shkurtuar pothuajse për dy vjet jetëgjatësinë e burrave dhe grave.

Jetëgjatësia e popullsisë në Angli dhe Uells vazhdimisht ka qenë duke u përmirësuar në 50 vjetët e fundit, para se të stagnonte gjatë dekadës së kaluar, shkruan “Daily Mail”.

Megjithatë, kriza e koronavirusit, nga e cila deri më tani në Britani kanë vdekur rreth 54,000 persona, e ka kthyer nivelin e jetëgjatësisë në shkallën e vitit 2008, thonë ekspertët e Universitetit të Oksfordit.

Koronavirusi e ka shkurtuar jetëgjatësinë e grave nga 83.5 vjet vitin e kaluar në 81.8 vjet për këtë vit, ndërsa për burrat e ka shkuartuar nga 79.9 në 78 vjet.

Joe Manuel Aburto nga Departamenti i Sociologjisë në Universitetin e Oksfordit tha: “Ne kemi ofruar vlerësime për jetëgjatësinë për vitin 2019 dhe pjesën e parë të këtij viti, që tregojnë se jetëgjatësia ka rënë për 1.7 dhe 1.9 vjet për gratë dhe burrat mes kësaj periudhe.

Jetëgjatësia vlerësohet si tregues për shëndetin e përgjithshëm të popullsisë dhe mund të hedhë dritë për pasojat e përgjithshme të pandemisë.

(Kosova Sot Online)