Nëse infektoheni me COVID-19 nëse jeni me pushime, ky shtet ju dëmshpërblen me 3000 dollarë

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 15:02
Nëse infektoheni me COVID-19 nëse jeni me pushime, ky shtet ju dëmshpërblen me 3000 dollarë

Mund ta imagjinoni se do merrni një shumë të madhe parash nëse infektoheni me COVID-19?

Kjo është pikërisht ajo që ofron Uzbekistani, për të tërhequr turistët me hapjen e kufijve të vendit.

Ata që infektohen me koronavirus gjatë qëndrimit në vend do të  marrin një shumë prej 3.000 dollarë për të mbuluar shpenzimet mjekësore në një spital lokal.

“Duam të sigurojmë turistët që mund të vijnë në Uzbekistan,”- tha Sophie Ibbotson, ambasadorja e Uzbekistanit për turizëm në Mbretërinë e Bashkuar. “Qeveria është aq e sigurt që masat e reja të sigurisë dhe higjienës që po zbatohen në të gjithë sektorin e turizmit do të mbrojnë turistët nga COVID-19. Por nëse infektohet, ne do të kompensojmë.”

Për të marrë kompensimin, turistët duhet të eksplorojnë vendin me një guidë lokale.

(Kosova Sot Online)