Biden paralajmëron për ndëryrje të Rusisë dhe Kinës në zgjedhjet amerikane

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 15:31
 Biden paralajmëron për ndëryrje të Rusisë dhe Kinës në zgjedhjet amerikane

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Bide, ka thënë të premten se ka marrë informacione nga shërbimet inteligjente dhe se Rusia është duke i vazhduar përpjekjet për të ndërhyrjë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ish-nënpresidenti amerikan gjithashtu tha se edhe Kina është duke kryer aktivitete që kanë për qëllim të humbet besimi në rezultatin e zgjedhjeve. Këtë deklaratë ai e dha gjatë një organizimi për mbledhjen e fondeve përmes internetit për fushatën zgjedhore.

“E dimë nga e kaluara dhe ju garantoj se e di tash, sepse jam duke marrë të dhëna përsëri. Rusët janë ende të angazhuar në përpjekjet për delegjitimimin e procesit tonë zgjedhor. Fakt”, tha Joe Biden.

Ai paralajmëroi se nëse Rusia vazhdon të ndërhyjë, do të paguajë një çmim të vërtetë, nëse i fiton zgjedhjet kundër republikanit Donald Trump, shkruan “Reuters”.

Biden e ka akuzuar presidentin Trump pas raportimeve se nuk i lexon fare raportet e organeve të inteligjencës.

Disa agjenci amerikane të inteligjencës kanë zbuluar se Rusia kishte ndërmarrë veprime për ta ndihmuar presidentin e tanishëm amerikan gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.

(Kosova Sot Online)