Katër të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID-19

  • E.K /
  • 20 July 2020 - 15:33
 Katër të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Pulblik, Naser Ramadani ka njoftuar se sot janë testuar 485 mostra që janë marrë nga SHSKUK’ja dhe gjurmimi i rasteve të kontaktit. Nga testimi i këtyre mostrave, pozitive kanë rezultuar 142 mostra.

Ramadani ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ai ka njoftuar edhe për shërimin e 101 pacientëve, duke bërë kështu që numri total it ë shëruarve të shkojë në 3 mijë e 69.

(Kosova Sot Online)