VV e vazhdon inatin me Hotin, Deputetja Pacolli e quan këlysh të Thaçit

  • E.K /
  • 20 July 2020 - 16:12
 VV e vazhdon inatin me Hotin, Deputetja Pacolli e quan këlysh të Thaçit

Deputetja e LVV’së, Fitore Pacolli e ka quajtur sot kryeministrin Avdullah Hoti “këlysh” të presidentit Hashim Thaçi.

Në një shkrim në Facebook, Pacolli ka thënë se për interesat e presidentit serb, Hoti ka hequr dorë nga aplikimi në organizata ndërkombëtare.

“9 vjet pas, qershor 2020, Thaçi dhe këlyshi tij Hoti bënë një hap tutje. Për interesat e Vuçiqit dhe shefit të tij Thaçit, Hoti hoqi dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare sic e tha “deri me datë 27 qershor 2020”. Sot jemi 20 korrik 2020 por nuk ka akoma asnjë deklarim nga asnjëri rreth këtij pezullimi”, ka shkruar ajo.

Pacolli ka kërkuar nga kryeministri Hoti që të tregojë nëse shteti serb ka hequr dorë nga fushata për heqjen e njohjeve për Kosovën.

 

Drejt në fusnote të dytë... Heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe angazhimi për njohje të reja...

Publiée par Fitore Pacolli sur Lundi 20 juillet 2020

(Kosova Sot Online)