Vdes anëtari i LDK’së

  • E.K /
  • 20 July 2020 - 16:31
 Vdes anëtari i LDK’së

Ka ndërruar jetë anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa.

Lajmin për vdekjen e Musës e ka bërë të ditur deputetja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se sot Vushtrria e ka humbur njërin nga qytetarët më të dalluar të saj.

“Vushtrria sot humbi një nga qytetarët më të dalluar të saj, aktivistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa. Ndihem shumë e pikëlluar nga vdekja e hershme e tij. Bacën Hamit e mban mend i gjithë qyteti si një njeri të urtë e të sjellshëm e të respektuar”, ka shkruar ajo.

 

Vushtrria sot humbi një nga qytetarët më të dalluar të saj, aktivistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit...

Publiée par Rrezarta Krasniqi sur Lundi 20 juillet 2020

(Kosova Sot Online)