10 të vdekur e 359 raste të reja me COVID-19 në Serbi

  • E.K /
  • 20 July 2020 - 17:09
 10 të vdekur e 359 raste të reja me COVID-19 në Serbi

Në 24 orët e fundit, në Serbi kanë vdekur 1o pacientë të prekur me COVID-19, derisa janë shënuar edhe 359 raste të reja, kanë bërë të ditur mediat serbe të hënën.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në këtë vend është rritur në 21.253, 6.623 janë raste aktive, derisa 4.772 të shtrirë në spitale.

Deri më tash, në Serbi kanë vdekur 482 persona si pasojë e COVID-19.

(Kosova Sot Online)